Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për shitje të paautorizuar të armëve në Deçan

Duart e lidhura me pranga, - arrestim

Një person është arrestuar në Deçan pasi që dyshohet për shitje të paautorizuar të armëve.

Sipas Policisë më vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Deçan 31.10.2023 – 11:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.