Njësia e hetimeve policore në Shtërpcë, në bashkëpunim me njësinë “Qendra” në Prishtinë, pas dyshimit për posedim të armëve në Brezovicë, ka kryer kontroll në një vilë me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar disa armë.
“Gjatë realizimit të hetimeve, është kryer kontroll në një vilë në Brezovicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë automatike, dy pushkë ajrore, pesë karikatorë për pushkë automatike dhe njëzetë e një copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është iniciuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe është proceduar më tej sipas procedurave ligjore. Megjithatë, i dyshuari, në momentin e kontrollit, nuk është gjetur në vendngjarje dhe mbetet në kërkim nga policia .
-
Policia konfiskon kallashinkov, bomba tymuese dhe municion në Leposaviq e Vushtrri
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Policia gjen armë e municion në tri lokacione në veri
-
Sekuestrohen armë, municion e uniformë ushtarake në Zubin-Potok