Një mjek është arrestuar për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor” në Spitalin Rajonal të Gjilanit, të premten.
Një grua ka informuar Policinë se gjatë lindjes, foshnja i kishte vdekur.
Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion, ndërsa mjeku në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një foshnjë e sapolindur në Spitalin e Prizrenit, arrestohen tre mjekë
-
Sulmohet mjeku në Gjilan nga dy persona, më pas arrestohet për trajtim të pandërgjegjshëm
-
Arrest shtëpiak gjinekologut në Gjilan për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”
-
Kërkohet paraburgim ndaj gjinekologut për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në Gjilan
-
Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Prizren, Policia nis hetimet