Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve, gjinekologut V. Th., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Gjinekologu akuzohet se në Spitalin Rajonal të Gjilanit, me rastin e një lindje nuk ka ndërmarrë veprimet me kohë për mjekim dhe për një kohë të shkurtër është konstatuar se fëmija është pa shenja jete.
“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, me rastin e lindjes së të dëmtuarës D. Ll. nuk ka ndërmarrë veprimet me kohë për mjekim, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se në rastin konkret përmbushen të gjitha kushtet e nevojshme për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ngase përveç dyshimit të bazuar në rastin konkret, plotësohet edhe kriteri ligjor i paraparë në nenin 183 paragrafi 1 nënparargrafi 2 lidhur me nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 2 pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK)”, thuhet nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
-
Kërkohet paraburgim ndaj gjinekologut për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në Gjilan
-
Sulmohet mjeku në Gjilan nga dy persona, më pas arrestohet për trajtim të pandërgjegjshëm
-
Arrestohet një mjek i Spitalit të Gjilanit për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”
-
Arrest shtëpiak gjinekologut që dyshohet se kreu abortin e një të miture
-
Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një 38-vjeçar në Gjilan