Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet mjeku në Gjilan nga dy persona, më pas arrestohet për trajtim të pandërgjegjshëm

Tre persona janë arrestuar në Gjilan të shtunën, dy prej të cilëve dyshohen se kanë sulmuar personin e tretë, i cili është mjek.

Siç raportoi Policia në raportin e së dielës, mjeku është arrestuar për veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ndërsa më pas ka pranuar trajtimin mjekësor.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën ‘trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’ dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.