Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit mbrëmjen e së premtes në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë, kanë realizuar plan operativ për parandalimin e futjes në Republikën e Kosovës të parave të falsifikuara.
Njësia hetuese ka siguruar informata se personi i dyshuar I. D., (viti i lindjes 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut), është duke futur në Kosovë para të falsifikuara, konkretisht dollarë amerikanë. I dyshuari është arrestuar në flagrancë gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikanë që dyshohet se janë të falsifikuara. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari 100 dollarë të falsifikuara, i shiste për 40 euro.
“Gjatë realizimit të operacionit policor, janë konfiskuar: 960 copë kartëmonedha nga 100 $ në total 96,000.00 dollarë amerikanë, një automjet i përdorur në rast nga i dyshuari dhe një telefon celular”, ka njoftuar PK-ja.
-
Arrestohet një person në rajon të Pejës, dyshohet se falsifikoi dollarë
-
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim parash në Prishtinë
-
Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara
-
Polici maqedonas që “vërshoi” tregun e Kosovës me para false
-
Aksion i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kundër falsifikimit të parasë, arrestohet një shtetas maqedonas