Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të materialeve me fëmijë

policia

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë të mërkurën për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe përdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas njoftimit, viktimë dyshohet të jetë një vajzë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.