Një person është arrestuar të hënën në Klinë pasi dyshohet se ka dhunuar një grua.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në shtëpi të sigurt ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë detaje se kur ka ndodhur rasti.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpi të sigurt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.