Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për dhunim e dhunë në familje në Klinë

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Një i dyshuar është arrestuar në Klinë, pasi një grua e ka raportuar atë për dhunë në familje dhe dhunim.

Rasti thuhet se ka ndodhur të dielën e javës së kaluar në Klinë

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat e lartcekura ndaj saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktimës thuhet se i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.