Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, i cili ishte i dënuar për veprën penale ‘Kontrabandim me Emigrant’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin L. S. i lindur me 1973, M/Kosovar i cili është i dënuar për këtë vepër penale”, thuhet në njoftim.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej Tetëmbëdhjetë(18) muaj e Shtatëmbëdhjetë (17) ditë burg.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet një person në Pejë për kontrabandë me emigrantë
-
Arrestohet i kërkuari për trafikim narkotikësh dhe vjedhje
-
Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim
-
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për kontrabandim me migrantë
-
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për mashtrim dhe kontrabandim të emigrantëve