Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykatat Themelore në Pejë dhe Mitrovicë për veprat penale: Blerje, posedim, shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe të substancave psikotropike dhe analoge’ dhe ‘Vjedhje’, i dënuar me dy (2) vite e pesëmbëdhjetë (15) ditë burg, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin: F.R. i lindur me 1985, m/k/sh, i cili është i dënuar me dy (2) vite e pesëmbëdhjetë (15) ditë burg”, thuhet në komunikatë.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit.