Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një grua pasi ngacmoi një burrë, e kishte të ndaluar nga gjykata

Një Gjykatë ia kishte ndaluar t’i afrohet një burri, por një grua nga Suhareka raportohet se i kishte shkuar madje në shtëpi dhe e kishte ngacmuar e shqetësuar.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, nuk njofton për raportin që kishin mes vete, porse e dyshuara është arrestuar për ngacmim ndaj tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se kishte shkuar te shtëpia e viktimës të cilin e kishte shqetësuar dhe ngacmuar. E dyshuara me vendim të gjykatës e ka të ndaluar t’i afrohet viktimës pasi ai ka urdhër mbrojtës”, thuhet në raportin e PK-së.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.