Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një burrë në Viti për dhunim të një të miture

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në Viti një burrë të dyshuar për shfrytëzim seksual të një të miture.

Sipas njoftimit të shtunën, e mitura ishte raportuar fillimisht e zhdukur.

“Në lidhje me rastin, me 28.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po e cilëson rastin “dhunim”.