Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Viti, pasi dyshohet se më 17 qershor kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me një të mitur, shtetase turke.
Në raportin policor thuhet se e mitura është 16-vjeçare, e pas intervistimit ajo është dërguar në strehimore përkohësisht, ndërsa i dyshuari në mbajtje.
“Viti 17.06.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lart-cekur kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të miturën (të dashurën e tij-16 vjeçare ) shtetase turke. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është cilësuar rasti dhe viktima është strehuar në strehimore përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “dhunim”.
-
Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur
-
Arrestohet një i dyshuar në Vushtrri për dhunimin e një të miture
-
Raportohet për dhunimin e një vajze të mitur në Fushë-Kosovë
-
Dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur, arrestohet burri në Malishevë
-
Dyshohet se dhunoi të miturën muajin e kaluar, arrestohet