Kronikë

Arrestohet një burrë në Shtërpcë për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një person në Shtërpcë, nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje.

Sipas njoftimit, është arrestuar një burrë 45-vjeçar, pasi nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë

“Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin Z.P (M/K) i moshës 45 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit , ku kishte rezultuar me 2.05 promila , kishte shkaktuar dhunë familjare dhe kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij O.P (F/K) e moshës 41 vjeçare”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.