Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në dy raste të ndara janë arrestuar në Shtërpcë tre persona për kanosje dhe sulm.
Rreth orës 12:30, Policia kishte marrë informata për një rast sulmi, ndërsa në vendin e ngjarjes kishte arrestuar të dyshuarin I.S. (45), që dyshohet se kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij.
Ndërsa rreth orës 23:30, Policia ka bërë të ditur se ka pranuar informata për një sulm tjetër në fshatin Biti e Ulët.
“Policia mori gjitha masat e nevojshme dhe në vendin e ngjarjes u arrestuan dy të dyshuarit B.S. (30) dhe U.S. (45), të cilët pas konfliktit verbal kishin sulmuar njëri-tjetrin. Tre të dyshuarit në dy rastet, pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Arrestohet një i dyshuar në Shtërpcë që kanosi një polic
-
Arrestohet një burrë në Shtërpcë për dhunë në familje
-
Arrestohet ferizajasi për kanosje të ish-bashkëshortes
-
Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje