Në Shtërpcë është raportuar se është dhunuar një grua.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kanosur dhe dhunuar viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.