Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 53-vjeçar i dyshuar për vjedhje të rënda në disa në dyqane

Arrestim

Arrestim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar një të dyshuar për disa vjedhje të rënda. Personi i dyshuar E.K., 53-vjeçar, shtesat si Republikës së Kosovës, është arrestuar në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Sipas Policisë, vjedhjet kanë ndodhur kryesisht në dyqane.

“Rastet kanë ndodhur gjatë muajit mars 2023, në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në markete. Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar ... Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë.