Një 45-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Shqipëri pasi ka tentuar të hyjë në kufi i armatosur.
Policia në Shqipëri ka njoftuar se është sekuestruar një pistoletë, municion luftarak dhe vetura që drejtonte 45-vjeçari.
“Si rezultat, gjatë kontrollit me metoda bashkëkohore, të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin që drejtonte shtetasi F. D., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 45 vjeç, banues në Fushë Kosovë, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
-
Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta
-
Arrestohet shtetasi i Kosovës, u zu në kufi me lëndë narkotike
-
Kapen dy shtetas të Kosovës me armë e veturë të vjedhur në kufi me Shqipërinë
-
Drejtori i Policisë së Shqipërisë flet për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova
-
Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova