Një person është arrestuar në Ferizaj për dhunë në familje.
Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Personi i arrestuar, sipas të dhënave, është i moshës 41-vjeçare, i cili pas një mosmarrëveshjeje ka rrahur bashkëshorten e tij dhe më pas edhe vajzën 15-vjeçare.
Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.