Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 17 vjeçar pasi policia i konfiskon pushkë, pistoletë, thikë e boks hekuri

Gjatë ditës së djeshme, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, ka zbatuar një urdhër-kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore-Mitrovicë, e cila ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar B. D. 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Kontrolli policor është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:

Dy pushkë ajrore,

Një pistoletë

Një pushkë cal 6.35 mm,

Edhe Kronikë Lirohen në procedurë të rregullt dy të mitur të cilëve iu gjetën armë

Një pushkë gjuetie

Nëntë (9) copë fishekë,

Një tytë e pushkës ajrore

Një thikë ushtarake,

Dy dylbi të pushkës

Një thikë

Një boks hekuri.

“Përveç konfiskimit të gjërave të kundërligjshme, gjatë kohës së bastisjes i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndërsa ndaj tij janë iniciuar raste për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe ​Skenderaj, Policia sekuestron armë dhe municion Kronikë ​Skenderaj, Policia sekuestron armë dhe municion

Foto nga Policia e Kosovës - Konfiskimet ndaj 17-vjeçarit

{gallery}