Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se është arrestuar një 17-vjeçar për vjedhje të rëndë.
V.B. është identifikuar dhe arrestuar nga ana e Policisë nën dyshime për përfshirje në 24 vepra të ndryshme kryesisht vjedhje dhe vjedhje të rënda.
“Policia ka filluar një hetim më të gjerë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, për t’u proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, sot ka rezultuar me arrestimin e një prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla.
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për mbi 10 vjedhje
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
-
Arrestohet i dyshuari për katër raste të vjedhjeve në Prishtinë