Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar në Prishtinë. Ai dyshohet për mbi 10 vjedhje.
A.H. është dërguar në mbajtje.
“Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për mbi 10 raste). Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës. Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar: A.H . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Arrestohet një i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Prishtinë
-
Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për disa vjedhje të rënda
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
-
Arrestohet i dyshuari për katër raste të vjedhjeve në Prishtinë