Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për rreth 15 raste të vjedhjeve.
Sipas Policisë, rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
“Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative në një lokacion në Fushë Kosovë, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: J.H . mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet ku dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
-
Arrestohet i dyshuari për katër raste të vjedhjeve në Prishtinë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për mbi 10 vjedhje
-
Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Prishtinë
-
Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për disa vjedhje të rënda