Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë periudhës 2017-2019.
Në raportin e Policisë, të martën është thënë se i dyshuari para rreth tetë vjetësh, pati përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në vlerë prej mbi 150 mijë euro.
Rasti është regjistruar të ketë ndodhur nga 1 janari i 2017-s.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti gjatë periudhës 2017-2019 kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150 660.61€”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin.
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Keqpërdori detyrën zyrtare për përfitime personale, arrestohet
-
Arrestohet një person për keqpërdorim detyre e përvetësim
-
Dyshohet se mashtroi qytetarët përmes profileve të rreme, arrestohet
-
Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se mori ryshfet për të zbuluar informata për prona të caktuara