Një person është arrestuar të hënën paradite në Klinë, nën dyshimin se gjatë një ndalese nga njësiti policor, tentoi të largohej me forcë nga vendi i ngjarjes, duke e lënduar një zyrtar policor.
Sipas raportit të policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 11:40, kur i dyshuari ishte ndaluar nga patrulla gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Pasi iu komunikua se duhet t’i nënshtrohej kontrollit policor, ai me vrull ka nisur automjetin dhe është larguar nga vendi, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Gjatë këtij veprimi, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet polici në Prizren, dyshohet për lëndim të rëndë të një personi
-
Lëndohet një punëtor në vendin e punës në Lipjan, arrestohet një i dyshuar
-
Arrestohet një burrë në Klinë pasi deshi ta vrasë një grua dhe sulmoi fizikisht një tjetër
-
Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet se jashtë detyrës u përfshi në një zënkë
-
Në gjendje të dehur shtetasi i huaj sulmon policin në Lipjan, përfundon në mbajtje