Ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj, është arrestuar mëngjesin e së enjtes.
Siç raporton “TopChannel”, ai u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni.
Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi hetimet për koncesionin e sterilizimit.
Urdhërarreste janë dhënë edhe për nëntë persona të tjera.
Ndaj Beqajt rëndon vepra penale “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”.
Beqaj ishte ministër i Shëndetësisë në vitin 2013 gjatë qeverisjes “Rama – Meta”.
-
Caktohet masa e sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë në Shqipëri
-
Lipovica paraqitet në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore
-
Mbyllen 8 institucione shëndetësore
-
Ministri kroat i Shëndetësisë arrestohet dhe shkarkohet pas dyshimeve për korrupsion
-
DASH për arrestimin e Metës: SHBA-ja mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë