Është arrestuar një i dyshuar për vrasje të rëndë në fshatin Nekoc të Drenasit e cila kishte ndodhur më 22 gusht të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari i katërt I.S. i lindur në vitin 1991 që nga ajo ditë ishte në arrati.
“Sot, më 06.10.2021, rreth orës 09:30, në rrugën ‘Tring Ismaili’ Prishtinë nga hetuesit policorë është arrestuar i dyshuari I.S., në banesën ku ka qenë duke jetuar. Të dyshuarit në banesë i është gjetur një pistoletë me një karikator me 3 fishekë. I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim mbi ndalimin nga prokurorja e rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Fushticë të Drenasit
-
Dyshohet se u përfshinë në rrahje, arrestohen katër persona në Drenas
-
Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë në Drenas
-
Dyshohet për vrasje në tentativë, 19 vjeçari paraqitet në Polici
-
Arrestohet një i dyshuar në Llapushnik për vrasje në tentativë