Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas një pune intenzive hetimore, ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar lidhur me rastin “vrasje e rëndë në tentative” që ka ndodhë më 10 mars në fshatin Baincë të Drenasit.
Sipas Policisë, kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar L.Z, 19 vjeç, mbrëmë të paraqitet në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Ky është personi i dytë në mbajtje i cili dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një 18-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vrasje në tentativë
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Fushticë të Drenasit
-
Arrestohet një 29-vjeçar për therje me thikë në Arllat të Drenasit
-
Arrestohet në Prishtinë një 23-vjeçar për plagosjen e një personi në prill