Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe një person që dyshohet se e kishte ndihmuar Faton Hajrizin të arratisej nga burgu.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i ka thënë KOHËS se i dyshuari është arrestuar rreth orës 16:00. Të shtunën (20 korrik) është arrestuar një person për të njëjtën vepër. Atij i janë caktuar 48 orë paraburgim.
Faton Hajrizi iku nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik për t'u bërë e nënta herë që arratisej nga burgjet e Kosovës.
Autoritetet në Serbi thanë të premten (19 korrik) se e vranë atë, ditën e dytë pasi ai e qëlloi për vdekje një polic dhe një tjetër e plagosi, derisa po përpiqej ta kalonte kufirit për në Bosnjë-Hercegovinë.
-
Shkon në dy numri i të arrestuarve për rastin e ikjes së Faton Hajrizit nga burgu
-
Ndalohet për 48 orë personi që dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin pas arratisjes
-
I jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit
-
MPJ: Po kryhen procedurat mjekoligjore për identifikimin e qytetarit të vrarë në Lloznicë
-
I vrari në Lloznicë është Faton Hajrizi