Personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi dhe trupi i tij gjendet në morgun e këtij qyteti. Konfirmimi është bërë pas analizimit të materialit të marrë nga strishoja e nënës së Fatonit, ka konfirmuar avokati i familjes, Arianit Koci.
Në morgun e Lloznicës aktualisht gjendet avokati Koci, i cili është duke u marrë me procedurat e tërheqjes së trupit dhe transportimit në Kosovë.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.
Artikuj të ngjashëm
-
MPJ: Po kryhen procedurat mjekoligjore për identifikimin e qytetarit të vrarë në Lloznicë
-
I jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit
-
Nëna e Faton Hajrizit e identifikon trupin
-
Trupi i Faton Hajrizit arrin në Kosovë
-
MPJD: Prokuroria e Beogradit dha leje për tërheqjen e trupit të kosovarit të vrarë në Lloznicë