Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet e më pas lirohet një i ri në Mitrovicë, gjuajti me armë “për gëzim”

Me datën 8 korrik 2018, rreth orës 21:50, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Njësitë policore në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, janë angazhuar dhe kanë lokalizuar vendin, ku edhe kanë kontaktuar personin F. I. 29 vjeçar, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë, siç thuhet në komunikatën e policisë, ‘për çështje gëzimi’.

Në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë EKOLL Special 9 mm dhe një karikator i zbrazur.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari F. I. 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.