Të enjten është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë.
Policia e ka marrë informatën lidhur me këtë pak para orës 22:00 dhe ka dalë menjëherë në vendngjarje.
Është gjetur një revole me gaz, karikator dhe fishekë.
“Me datë 14.07.2022, rreth orës 21:52, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit. Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ‘Emin Duraku’ Shipol është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një revole me gas, një karikator dhe gjashtë fishek me gas”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Policia ka arrestuar një 42-vjeçar si të dyshuar për të shtënat.
“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ’përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve’”.
-
Plagoset një person në Mitrovicë, e raporton si aksidentale
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të një veture
-
Sekuestrohet një armë në Mitrovicë
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, i sekuestrohen armë, municion dhe drogë
-
Theri me thikë një person, Policia gjen armë e granata në shtëpinë e serbit në veri të Mitrovicës