Një person është arrestuar të shtunën në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi. Të njëjtit i është sekuestruar arma e llojit pistoletë, derisa në vend të ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.
Policia i ka thënë KOHËS se rasti që ka ndodhur në orën 14:00, si shkak i një mosmarrëveshjeje.
Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, derisa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale përdorim i armës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.