Sot rreth orës 00:60 të mëngjesit, është pranuar një informate, se rr. “Dëshmorët e Kombit’’ në Mitrovicë ka të shtëna me armë zjarri, njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor “Jugu” në Mitrovicë, fillimisht kanë bëre lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht vendit ku janë dëgjuar të shtënat, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Policia thotë se ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë zjarri, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar dhe është arritur të kontaktohet personi B.S., 28 vjeçar dhe pas një vëzhgimi rreth shtëpisë, ka rezultuar me gjetjen e disa gëzhojave, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Personi në fjalë vullnetarisht ka dorëzuar një armë automatike AK 47 me një karikator pa fishek, e cila dyshohet që është përdor. Nga Policia si prove materiale është konfiskuar një AK 47, një karikator pa fishek dhe nëntë ( 09) gëzhoja”, thotë PK.
Personi i dyshuar, B.S., 28 vjeçar është arrestuar nga policia, ku pas procedurave intervistuese të të dyshuarit në fjalë, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarit B.S., 28 vjeçar është iniciuar procedurë për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi posedim i paautorizuar i armës- Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.