Prokuroria Themelore në Mitrovicë të premten ka njoftuar se pas disa muajsh punë operative ka arritur ta arrestojë personin me inicialet D.B., i cili dyshohet se tentoi ta vriste të birin.
Ai po akuzohet për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Theret me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohet një person në Mitrovicë të Veriut për sulm ndaj nënës së tij
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë
-
Përleshje mes vëllezërve për pronë në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje
-
Aktakuzë për vrasje në tentativë ndaj të miturës në Vushtrri