Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar pas të shtënave në bjeshkën e Strellcit

Njëra nga pistoletat e sekuestruara

Njëra nga pistoletat e sekuestruara

Tre të dyshuar janë arrestuar të enjten pas të shtënave që janë raportuar më 8 korrik në bjeshkën e Strellcit, në Deçan.

Policia ka thënë se fillimisht u njoftuan për të shtëna në bjeshkë te Strellcit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja cal. 9 mm, si prova materiale.

Pas një pune të hetuesve, dje dhe sot janë arrestuar tre të dyshuarit dhe u është kryer kontroll në shtëpitë e tyre.

“U sekuestruan tri pistoleta. Sig Sauer mod.365 kal: 9 mm dhe dy karikatorë, Stoeger kal: 9 mm dhe një karikator dhe ZVS kal: 9mm dhe një karikator”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.