Tre persona janë plagosur në një lokal në Deçan.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë plagosurit janë transferuar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.
Në vendin e ngjarjes, sipas Gashit, janë sekuestruar një armë dhe 1 karikator me nëntë fishekë.
“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës. Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, ka thënë Gashi.
Spitali i Pejës ka njoftuar se tre pacientët e plagosur me armë zjarri janë dërguar aty mbrëmë.
Pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore, dy prej tyre thuhet se janë bartur për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.
