Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar tre shtetas kosovarë nën dyshimin se kishin tentuar të udhëtonin me dokumente të falsifikuara për në Gjermani.
Ndërsa Policia e Shqipërisë është duke kërkuar një shtetas tjetër kosovar, banor në Gjermani, që dyshohet se u ka dhënë ndihmë për të falsifikuar dokumentet.
“Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: L.I, 24 vjeç, Sh.H, 26 vjeç dhe P.A.,27 vjeç, të tre nga Kosova. Gjithashtu, u shpall në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasi E. H., 20 vjeç, nga Kosova, rezident në Gjermani. Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas janë paraqitur te sporteli policor në kabinat e daljes nga Republika e Shqipërisë, pasi do të udhëtonin në drejtim të Gjermanisë, dhe te sporteli kanë paraqitur, lejet e qëndrimit për në Gjermani, dhe pasaportat e tyre të cilat kishin nga një vulë të Maqedonisë së Veriut. Punonjësit e Policisë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për origjinalitetin e dokumenteve, kanë bërë bllokimin e tyre dhe pas verifikimeve të bëra, në laboratorin e Policisë Kufitare, duke përdorur mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë disponon Policia Kufitare, rezultoi se lejet e qëndrimit dhe vulat, ishin të falsifikuara”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.
Policia e Shqipërisë, ka thënë se E.H. 20-vjeçar që është në kërkim, për shuma të konsiderueshme u ka siguruar lejeqëndrime dhe vulat në pasaportave, tre shtetasve kosovarë të arrestuar.
“Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. H., rezident në Gjermani, i cili kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, iu kishte siguruar lejet e qëndrimit dhe vulat në pasaporta, këtyre shtetasve. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.
-
Gjashtë shtetas të huaj dyshohen se prezantuan dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh
-
Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente – anëtarët shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë