Tre punëtorë të një kompanie janë arrestuar nga Policia në Pejë, nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe dëmtim të ndërmarrjes në të cilën ishin të punësuar.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur ndërmjet majit 2024 dhe janarit 2025, në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.
Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme duke i shkaktuar kompanisë dëme që kapin vlerën e rreth 31 mijë eurove.
Pas arrestimit dhe intervistimit nga autoritetet hetimore, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për keqpërdorim të investimit të një shtetasi të huaj
-
Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove
-
I kërkuan shuma të kundërligjshme parash për një pronë, ngrihet aktakuzë ndaj tre personave
-
Katër të arrestuar në një operacion të Prokurorisë e Policisë në Pejë
-
Tre të arrestuar në Pejë për vjedhje