Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje. Rasti i grabitjes ka ndodhur të shtunën në orën 00:10, në lagjen “Dardania” në Fushë-Kosovë, ku një gruaje i është grabitur me forcë çanta e krahut.
“Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative e hetimore, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa sipas Policisë, hetuesit po kryejnë veprimet e duhura.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë
-
Grabitet një person në Fushë-Kosovë, arrestohet një prej të dyshuarve
-
Arrestohet një person i dyshuar për disa grabitje, përfshirë edhe një në Fushë-Kosovë
-
Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Fushë-Kosovë