Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person i dyshuar për disa grabitje, përfshirë edhe një në Fushë-Kosovë

Është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në disa raste të grabitjeve, përfshirë edhe një në Fushë-Kosovë më 10 shkurt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të shtunën dhe është dërguar në mbajtje.

Më 10 shkurt një grua kishte raportuar se derisa ishte duke punuar, një person duke përdorur forcën ia ka grabitur 250 euro nga arka dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima kishte pranuar ndihmë mjekësore si pasojë e ballafaqimit me të dyshuarin.