Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen se ju gjenden në xhep dhjetë 50-she false dhe dy qese drogë

Në Prishtinë, dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 10 kartë-monedha nga 50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Aty u janë gjetur edhe dy qese substancë e dyshuar narkotike e llojit të panjohur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndaj të dyshuarve është hapur edhe rasti posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.