Policia e Kosovës ka arrestuar Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin nën dyshimin për mashtrim.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Ai ka thënë se arrestimi është bërë rreth orës 20:00 ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Mund të konfirmojmë se sot në orët e mbrëmjes Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zbatuar Aktvendimin Prokurorisë Themelore Ferizaj-Departamenti i Krimeve të Rënda, me ç’rast është arritur rreth orës 20:00 të arrestohen dy personat e dyshuar Rr. H. dhe K.R. , nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrim” nga neni 335 të KPRK-së, Shantazh nga neni 341 dhe “Detyrim” nga neni 340 lidhur (në bashkëkryerje) me nenin 31 KPRK-së. Të dyshuarit sipas aktvendimit dërgohen në mbajte për 48 orë”, tha ai.
Hashimi e Rexhepi ishin dy protagonistë në videot e skandalit të fajdeve. Në videot e publikuara nga KOHA, Hashimi e Rexhepi shihen teksa kërkojnë para nga biznesmeni Faton Dalladaku, për të ndërtuar spitalin brenda hapësirës së QKUK-së. Në disa momente ata thirren edhe në emër të kryeparlamentarit Kadri Veseli e nënkryetarit të Parlamentit, Xhavit Haliti.
Lexo edhe: Videoja ekskluzive që shpërfaq të dyshuarit për fajde teksa numërojnë para
Video e ndërmjetësuesit Rexhepi që thotë se Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro
Video e re, Rexhepi: “Spitali do jetë i Fatonit nëse Kadri Veseli është gjallë”
Rrëfimi i plotë i Kadri Rexhepit me pretendimin se u mashtrua nga Hashimi e Dalladaku
Hashimi ishte arrestuar me katër persona të tjerë më 20 maj nën dyshimet për fajde, mashtrim e detyrim. Ai ishte liruar, teksa ndaj Ismet Osmanit, Ilir Bojkut, Adil Thaçit e Mentor Maqanit ishte caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.