Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale mashtrim.
Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 9 muaj Rrahim Hashimin, e Kadri Rexhepin me 3 vjet, raporton KTV.

Policia e Kosovës kishte arrestuar Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin nën dyshimin për mashtrim.
Hashimi e Rexhepi ishin dy protagonistë në videot e skandalit të fajdeve të publikuar nga Grupi KOHA.
Në videot e publikuara nga KOHA, Hashimi e Rexhepi shihen teksa kërkojnë para nga biznesmeni Faton Dalladaku, për të ndërtuar spitalin brenda hapësirës së QKUK-së. Në disa momente ata thirren edhe në emër të atëkohë, kryeparlamentarit Kadri Veseli e nënkryetarit të Parlamentit, Xhavit Haliti.
-
Apeli vërteton aktgjykimin e Themelores për Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepin
-
Prokuroria kërkon që Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi të shpallen fajtorë për mashtrim
-
Arrestohen Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi
-
Zinxhiri i drejtësisë që mbron zyrtarët e akuzuar për korrupsion
-
Arrestohet Ekrem Lika, i arratisuri për rastin me fajde