Një shtetas i Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë janë arrestuar në pikëkalimin kufitar në Morinë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit "Girsan" dhe 17 fishekë.
Sipas Policisë së Shtetit, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të arrestuar në Durrës
-
Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta
-
Në Morinë arrestohet shtetasi i Shqipërisë, tentoi të kontrabandonte armë nga Kosova
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Qafë Morinë, i gjendet një pistoletë me dy karikatorë
-
Nga Kosova në Shqipëri, me pistoletë në veturë