Katër lokacione janë bastisur në Prishtinë të mërkurën nga Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit i Prokurorisë Themelore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore për kontroll e sekuestrim të përkohshëm të shtëpive e lokaleve.
Aksioni është ndërmarrë pas një hetimi disamujor me dyshimin se disa persona kanë kryer vepra penale të falsifikimit të dokumentit, legalizim të përmbajtjes së rremë dhe mashtrimit.
Në këtë operacion janë arrestuar dy persona të dyshuar, V.H dhe D.I, dhe është sekuestruar dokumentacion që ndërlidhen me tri veprat penale.
I dyshuari kryesor në këtë rast V.H. - avokat dhe i dyshuari D.I. – instruktor, dyshohen se me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore kanë falsifikuar dokumentin, kanë legalizuar dokumente të falsifikuara dhe kanë mashtruar persona të ndryshëm duke shkaktuar dëm disa milionësh.
Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.