Dy persona janë arrestuar të premten në dy raste të ndryshme brenda hapësirave të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se kanë falsifikuar dokumentet.
Në rastin e parë i raportuar të dielën nga Policia e Kosovës, bëhet fjalë për një shtetas të Ganës, i cili ka prezantuar ID belge që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Teksa në rastin e dytë bëhet fjalë për një grua që ka prezantuar pasaportë kroate, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij dokumenti është konfiskuar ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Dy persona zihen me dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës
-
Arrestohen tri gra në Aeroportin e Prishtinës për dokumente të falsifikuara
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
U paraqit me pasaportë diplomatike në Aeroportin e Prishtinës, i sekuestrohen dokumentet
-
Një burrë e një grua të arrestuar në Prizren nën dyshimin për falsifikim dokumentesh