Dy persona kanë tentuar të udhëtojnë me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Të dy janë kapur të premten në Aeroportin “Adem Jashari”.
Njëri është shtetas i Turqisë i cili ka prezantuar dokumentin e Belgjikës që dyshohet të jetë fals.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që ka prezantuar një dokument të shtetit të Belgjikës, dokument i cili dyshohet se mundë të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Kurse, një grua ka tentuar të udhëtojë për Bruksel me pasaportë të një personi tjetër.
“E dyshuara femër kosovare ka tentuar përmes aeroportit të udhëtojë në për Bruksel duke prezantuar dokumentin-pasaportën në emër të një personi tjetër (e falsifikuar). Dokumenti është sekuestruar ndërsa e dyshuar me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë”.
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Arrestohen dy shtetas turq, zihen në Aeroportin e Prishtinës me dokumente të falsifikuara
-
Prezantuan dokumente të falsifikuara, arrestohen dy turq në Aeroportin e Prishtinës
-
Tentoi të udhëtonte me dokument të falsifikuar, arrestohet i shtetasi turk
-
Shtetasi turk arrestohet në Aeroportin e Prishtinës, tentoi të udhëtonte me dokument të falsifikuar