Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se pas një pune hetimore intensive ka arrestuar katër nga pesë personat e dyshuar për grabitjen e së dielës, 14 prillit, në një pikë karburanti në magjistralen Ferizaj – Shkup.
Sipas njoftimit, të arrestuarit janë: G.D., Ç.D., R.H. dhe D.M..
Ata dyshohet se si grup, të maskuar dhe nën kërcënim të thikave, kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave në pikën e karburanteve “IT-Petrol” në Ferizaj.
Prokuroria ka njoftuar se me vendim të prokurorit ndaj katër personave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa njëri nga ta ende është në kërkim e sipër.
Artikuj të ngjashëm